

Grupi Suning, i cili kontrollon klubin e Interit, po përballet me një situatë të komplikuar financiare dhe po noton në paqartësi të cilat mund të pasqyrohen shumë shpejt edhe në klubin Italian. Sot, Bursa e Zhenzhen ka bllokuar paketën e aksioneve të Suning, në pritje të një lajmërimi rreth transferimit të 20-25% të kapitalit.
Sipas zërave në tregjet financiare, janë dy hipoteza që kanë çuar në këtë situate. E para është blerja e aksioneve nga “AliBaba” që kontrollohet nga miliarderi Xhek Ma, ndërsa e dyta nuk përjashtohet që mund të jetë shteti ai që do të marrë kontrollin e kompanisë.
Meqë Interi i përket portofolit të kësaj kompanie, çdo ndryshim në drejtimin e saj do të pasqyrohet në këtë klub. Për të gjithë është e qartë se Suning ka mungesë likuiditeti dhe prej disa muajsh ka filluar të mendojë si të shesë disa prej aseteve financiare që zotëron, mes të cilave edhe kuotat e kontrollit të Interit. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.
Leave a Comment