

Armando Broja vazhdon të prodhojë gola për Viteshen në elitën e futbollit holandez, teksa në ditën e djeshme ia doli të realizonte ndaj PSV. Në fakt, ky realizim shërbeu thjesht si statistikë për sulmuesin shqiptar duke qenë se ekipi i tij në fund u mposht 3-1.
Falë këtij goli, 19-vjeçari është bërë futbollisti me më shumë gola (8) në më pak se 1000 minuta të luajtura gjatë këtij sezoni, duke lënë pas të gjithë bashkëmoshatarët e tij në ligat kryesore të Europës.
Kështu, Broja duket se është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e tij, teksa sulmuesi gjithnjë e ka shprehur se në Holandë pret të shënojë me vazhdimësi dhe më pas të rikthehet te Çelsi, aty ku ëndërron një karrierë si protagonist në nivelet më të larta të futbollit botëror. /VipSport.al/

more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.