

Dejvi Bregu ka qenë protagonist i sotëm për skuadrën e Teutës duke shënuar dy gola, një me penallti e një me goditje dënimi spekatakolare. Por sulmuesi i durrsakëve pas sfidës tha për “SuperSport” se ishte gati t’i ndërronte këto gola me tre pikët që i duheshin më shumë ekipit për të vazhduar ecurinë në kampionat ku ka pretendime për titullin kampion.
“Padiskutim, të jetë për mua i fal dy golat që të fitonim e merrnim tre pikët, të vazhdionim me vazhdimësinë e ndehsjeve të mëparshme. Por futbolli ndaj është i bukur, por edhe i hidhur. Më vjen keq për djersën e çunave, por të shohim përpara, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër.
Çdo gjë është e hapur, ekipet përballen me njëri-tjetrin, ata që janë pretendentë. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja me Vllazninë dhe ta marrim barazimin me qetësi se kampionati është i hapur.
Duke ardhur nga Luftëtari, te Skënderbeut e këtu, stërvitem me këto gjuajtje. Keto i kemi realizuar në stërvitje. Por shpresoj që me goditje të tilla, jo si sot, ta ndihmoj ekipin me tre pikë.
Krasniqi apo Gruda? Përderisa i kanë marrë të dy, dhe me të dy kam shënuar, kanë cilësi të njëjtë, kanë potencë që të sulmojnë një kundër një. Si Krasniqi që personalisht mendoj se është sulmuesi më i mirë i kampionatit, edhe Gruda që ka cilësi dhe na ka ndihmuar sa herë që është future, do të na ndihmojnë për të ecur para.
Nuk është detyra ime t’u kërkoj shokëve të rritin shpejtësinë. Në rastet që ekipi më ka ndihmuar, shpresoj të kem dhënë më të mirën. Ka raste që ekipi është mbrapa dhe kam haspur vështirësi. Por ky kampionat ka pak hapësira dhe në ato momente që janë shfaqur mendoj se i kam shfrytëzuar e shpresoj që në vijim të kem vazhdimësi”, tha Bregu. /vipsport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment