Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Berisha: Nuk kemi frikë asnjë ekip, trajneri i ri ka ndryshuar mentalitet te Skënderbeu

Elvi Berisha në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ditën e sotme tregoi se është një nga lojtarët më në formë të skuadrës bardhekuqe. Pas ndeshjes, në “Gol ps goli” në “Supersport”, Berisha ka pohuar: “Mendoj se pjekuria ka të bëjë. Ka ardhur momenti im dhe duhet ta shfrytëzoj sa më shumë. Ne jemi gati për çdo ekip. Që të tregojmë forcën që ka Skënderbeu”.

“E pamë edhe ndaj Vllaznisë që nuk kishte diferenca. Me trajnerin e ri ka ndryshuar edhe mentaliteti. Nuk e ndjejmë aspak inferior veten ndaj të tjerëve. Futemi ndaj çdo kundërshtari si të barabartë”.

“Ne mundohemi të japim maksimumin dhe nuk futemi si inferiorë ndaj kundërshtarëve. Ruhemi shumë dhe diferencat janë shumë të vogla”, – tha Elvi Berisha, një nga titullarët e skuadrës së Skënderbeut që po spikat këtë sezon, ps aventurave që ka pasur me Laçin dhe Tiranën në vendin tonë.

E.S./Vipsport.al/