Barushi pas shortit të Kupës: Të kënaqur që kthejmë Dinamon në këto nivele, në gjysmëfinale derbi

Në shortin e ditës së sotme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Dinamo ka mësuar se do të përballet me Skënderbeun. Blutë kanë misionin fillestar për t’u rikthyer në elitë, megjithatë ndaj korçarëve, kanë shanset e tyre për të prekur gjysmëfinalet. Aty ku, drejtori i Dinamos, Ermal Barushi për mediat shprehet se do të preferonte një derbi ndaj Partizanit.

“Jemi të kënaqur që kthejmë Dinamon në këtë nivel. Kjo përballje i ka munguar kampionati dhe këtyre dy skuadrave prej 9 vitesh. Është short i mirë, me pak vështirësi mund ta kalojmë. E kemi objektivin të vazhdojmë, por mund të shkojmë në gjysmëfinale.

Do doja që në gjysmëfinale të kthenim një derbi Dinamo-Partizani. Ndaj Skënderbeut do jetë ndeshje interesante. Ndeshja mund të luhet në Pezë, në Kompleksin Internacional”, u shpreh Barushi. /VipSport.al/