Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Bare: I vetëm dhe pa prindërit, sakrifikova fëmijërinë të arrij ku jam sot

Keidi Bares i kanë mjaftuar pak muaj që të fitonte një vend titullari te Espanjol, e të kthehej menjëherë në një nga lojtarët kyç të klubit të njohur katalanas. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen edhe të tifozëve, të cilët e kanë votuar shpesh si më të mirin në ndeshjet e fundit të skuadrës që po tenton të kthehet sa më shpejt në elitën e futbollit spanjoll.

Ky vlerësm është përkthyer edhe në interesim gjithnjë e më të madh të mediave spanjolle, me prestigjiozen “AS” që i ka bërë një intervistë shumë interesante futbollistit, duke kaluar etapat e karrierës së tij, por edhe jetën mes vështirësish derisa arriti të shpërthente në futbollin profesionist.

Keidi, nga vjen emri yt?
Të të them të vërtetën nuk e di se nga vjen. Di vetëm që një ditë nëna dhe gjyshja ime e panë në televizor dhe u pëlqeu shumë e ma vendosën. Edhe mua më pëlqen, është i shkurtër dhe mësohet shpejt. Gjë tjetër është mbiemri, ka njerëz që thonë Bare’ kur në fakt është Bare.

Pra Keidi Bare, Espanjol pret këtë të shtunë Sabadel, ndaj të cilit debutuat në fazën e parë…
Atëherë sapo mësova që mund të më regjistronin në ekip për të luajtur me Espanjol pas disa ditësh shumë të pasigurta për shkak të limitit të rrogave, edhe pse kisha besim se do të ndodhte. Fituam, ashtu siç duhet të bëjmë tani për të bërë të vlejë një fitore shumë e nevojshme ndaj Majorkës.

Përse Espanjoli dhe jo Getafe, që insistoi shumë për të të blerë, apo klube të tjera italiane që të kërkonin?
Është e vërtetë, por që në fillim e kisha shumë të qartë që dëshiroja të vija te Espanjol. Ndjehesha mirë me veten dhe besimi që më transmetoi klubi më bëri shumë përshtypje. Bënë të pamundurën. Mora përsipër një rrezik dhe gjërat shkuan mirë. Duhet ta provosh, nëse nuk e bën nuk vlen për asgjë.

Shumë i drejpërdrejtë. Lufta është një nga virtytet që ju përkufizojnë më mirë?
Në jetë duhet të luftosh gjithmonë për të arritur gjërat, pasi askush nuk të dhuron asgjë. Edhe në futboll gjithashtu. Por mbi të gjitha, të jesh i përulur. Unë kam luftuar shumë për të arritur këtu ku jam.

Në fakt, ju lindët në vitin 1997, gjatë rebelimit në Shqipëri, që varfëroi shumë vendin tuaj dhe pastaj lufta në Kosovë. Edhe pse ishit shumë i vogël, a ndihmoi kjo në krijimin e karakterit?
Është e vërtetë. Babai im më shpjegon se ishin kohë të vështira, ata nuk ishin në situatë të mirë dhe falënderoj gjithmonë Zotin që janë gjallë. Shpirti luftarak vjen nga familja, pasi babai im është impenjuar shumë me mua që të arrija sa më shumë të ishte e mundur në futboll. Nëse jam këtu, është meritë e tij.

Tani jeni këtu, siç shpreheni vetë, por në vitin 2009, në një moshë të re, kryet një provë me Espanjolin. Çfarë ndodhi që nuk u realizua atëherë marrëveshja?
Erdha këtu falë Albert Stronit (ish-futbollist shqiptar i cili ka luajtur te Kompostela, Ourense dhe Merida). Qëndrova një javë në Barcelonë, ai më merrte për të më dërguar në stërvitje, por ishte shumë e vështirë pasi unë isha shumë i vogël, nuk kisha dokumente dhe në fund nuk u finalizua. Por shih si shkon jeta, që të kthen gjithçka. Tani jam te Espanjol dhe shumë i lumtur. Ishte thuajse e pamundur, ndaj kur m’u shfaq mundësia, në shtëpi kujtuam atë periudhë.

Aty ku në fund shkuat ishte Panathinaikosi. Si jeton një fëmijë 11-vjeçar i ndarë nga familja dhe në një vend që nuk është i tiji?
Babai im, që siç e thashë është shumë sttrikt në temat e futbollit, e kuptoi që në Shqipëri unë nuk kisha të ardhme. Greqia më dha mundësinë të rritesha, edhe pse m’u desh të jetoja katër vite i vetëm, njëlloj si më vonë te Atletiko. Por kështu është futbolli, duhet të marrësh vendime, të punosh shumë dhe të kesh në mendje objektivin që të arrish sa më larg. Mendoj se tani po bëj diçka të mirë dhe nuk mendoj të ndalem këtu.

A mund të thuhet se sakrifikuat fëmijërinë që të arrini tanimë shpërblimin?
Sakrifikova shumë për futbolln, fëmijërinë pa miq dhe familjen time, që të arrij këtu ku jam. Nuk e dija cfarë ishte të kishe shokë, nuk dilja të luaja me fëmijët e tjerë pasi gjithçka kishte lidhje me topin e futbollit. Kalova një periudhë shumë të keqe, të trishtë, larg familjes time në moshën 11-vjeçare, por duhej të mendoja për të ardhmen time.

Ju përmendët Altetiko Madrid, ku përfunduat në moshën 15-vjeçare dhe debutuat me ekipin e Simeones në Kupën e Mbretit. Që aty e shihnit që mund të bëheshit futbollist profesionist…
Po, pasi më vinin në mendje mementet që kalova i vogël, që sakrifikova, apo kohë aspak të lumtura, dhe i thosha vetes “ia ka vlejtur ajo që kam kaluar”. Kur debutova me Atletikon isha me të vërtetë i lumtur.

Karriera juaj te Atletiko përfundoi me një ndëshkim shembullor për fyerje ndaj një arbitri…
Asnjëherë nuk kam folur për këtë temë dhe kam pasur dëshirë të flas pasi futbollisti gjithmonë shfaqet si personazhi i keq i filmit. Unë nuk i kam thënë fjalët që janë shkruar, ndaj u mërzita më shumë dhe më dhanë ndëshkimin me 12 ndeshje. Por gjërat kalojnë, nuk kam asgjë kundër askujt dhe duhet të mësoj nga gabimet e mia.

Si ia ka dalë të përmbahet kaq shumë te Espanjoli një futbollist që ka famën e agresivit, që merrte një tufë me kartonë të verdhë?
Kam punuar shumë. Mundohem të bëj gjërat mirë që të evitoj që të paktën të mos më japin shumë kartonë të verdhë, edhe pse njerëzit ndonjëherë duhet të kuptojnë se në futboll duhet të jesh agresiv, jo i dhunshëm, pasi nëse nuk je i vëmendshëm dhe ecën në maksimum, rivali të rrëmben ushqimin nga pjata. Kjo është diçka që unë nuk do ta lejoj. Jap 100% në ndeshje, ashtu si edhe në stërvitje, që të shkoj në shtëpi me ndërgjegjen e pastër.

Në poziconin tuaj, është më e vështirë të shmangësh kontaktin…
E saktë, gjithçka kalon në mesin e fushës, është shumë e thjeshtë të na japin një të vërdhë. Nuk është për shembull si me një sulmues.

Te Malaga, ku shpërthyet në futbollist profesionist, më në fund mund të bashkoheshit me familjen…
Po, jetoj me ta prej dy vitesh. Dhe ndjehem i plotë, pasi ata janë gjithçka për mua. Edhe ata ia kaluan keq, me takonin vetëm në verë. Ata kontribuojnë që të jem i përqendruar, tani në Barcelonë jetojnë me mua dhe dëshroj që të jenë gjithmonë për qetëisnë që më transmetojnë. Jam shumë i lumtur me familjen pranë.

Si po ju duket sezoni i Malagas?
I kam ndjekur thuajse të gjitha ndeshjet. Pasi kam jetuar atje dy vite dhe duke qenë pranë klubit, e di se si punojnë, çfarë vështirësish kanë pasur dhe e di që do ia dalin, janë njerëz të atij vendi, të akademisë dhe që do të bëjnë maksimumin për të kthyer Malagan aty ku e meriton, që është Primera Division.

Dhe nga Malaga te Espanjol. Ke 12 ndeshje radhazi si titullar, tani je mes të padiskutueshmëve. Na trego, cili është tavani i Keidi Bares?
Mua nuk më pëlqen të flas për tavan. Nuk i vendos vetes limite. Trajneri dhe shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë, vija nga një dëmtim dhe më mbështetën. Tani mendoj se po luaj mirë, edhe pse e rëndëssishme është të arrijmë objektivin, të luajë kushdo.

Ju keni famën që bëni grup në dhomat e zhveshjeve…
Kam rënë në një ekip të jashtëzakonshëm, me djem mbresëlënës që të ndihmojnë pa fund. Por jo vetëm kur je mirë, më e rëndësishmja është që kur je keq të këshillojnë, të japin një dorë, të thonë “ecim Keidi”. Dhe kjo në futboll është thelbësore. Të qendrojmë të bashkuar dhe të bëjmë grup është vendimtare pasi një ndeshje nuk e fiton një futbollist i vetëm. Jemi një familje, kjo shihet kur dalim në fushë dhe mendoj se na ka shërbyer në çdo ndeshje.

Për karakterin tënd, mendon se me publik në tribunë Keidi Bare do të ishte një idhull për Espanjolin?
Ua ndjej mungesën. Futbolli pa tifozë nuk ekziston, nuk përjetohet njëlloj. Kam pare ndeshje të Espanjol me spektatorë dhe më kanë folur për tifozerinë që kemi, që na mbështetin në momentet e mira dhe të këqija. Mendoj se me tifozët e pranishëm gjërat do të shkonin edhe më mirë, do të ishte më e thjeshtë pasi ata të shtyjnë kur je keq. Megjithatë, ata kanë ardhur të na mbështetin para dhe pas disa ndeshjeve dhe më kanë bërë përshtypje. Dita e motorëve, para Espanjol-Almeria, ishte e pabesueshme.

Çfarë do t’i thoshe atyre që mendojnë se duke pasur një nga rrogat më të ulëta të ekipit, me një kontribut të tillë, Keidi Bare do të qëndrojë pak kohë te Espanjol?
Do t’i thosha që nuk është ky momenti për të folur për tema të tilla, pasi jam shumë i përqendruar te Espanjol e dua të vazhdoj këtu, pasi më pëlqen shumë si më trajtojnë të gjithë dhe kjo për mua ka një vlerë të pamasë. Nëse ndjehesh rehat, jep më të mirën në ndeshje dhe çdo stërvitje. Ajo që dua është të vazhdoj këtu, jo të dëgjoj atë që mund të thonë njerëzit.

Më hiq një kuriozitet. Është e vërtetë që ke që nga mosha 15-vjeçare  në Spanjë, por flitni në mënyrë perfekte gjuhën. Si e keni mësuar?
Nga vështirësia. Kur arrita te Ateltiko, nuk flisja asgjë, për mua ishte e vështirë të komunikoja, por pak nga pak në dhomat e zhveshjeve fillova ta mësoj. Nuk e flas si një spanjoll, por di të mbrohem (qesh). /vipsport.al/