Barazimi me Partizanin B, Noka nuk i pranon dorëheqjen trajnerit

Besëlidhja ka më shumë se një dekadë që e synon ngjitjen në elitë, por nuk po ja del dot, madje mes vështirësive ka provuar që të zbresë edhe në Kategorinë e Dytë, çka ka qenë katastrofë për një nga klubet me histori në vendin tonë.

Por edhe këtë sezon, lezhjanët janë larg vendit të parë që të çon direkt në Superiore. Barazimi me Partizanin B në shtëpi, ka bërë që trajneri i Besëlidhjes të dorëzonte dorëheqjen te presidenti Noka. Sinan Bardhi nuk e ka kapërdirë dot një tjetër rezultat jo të mirë në shtëpi, me lezhjanët që janë larg sezonit të shkuar si pretendent në Kategorinë e Parë.

Presidenti Gjok Noka nuk e ka pranuar dorëheqjen e Bardhit, me trajnerin që është rikthyer sërish në krye të skuadrës dhe ka nisur që të mendojë për ndeshjen e radhës.

E.S./Vipsport.al/