Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Asnjë homazh nga Tirana, djali i Metush Seferit: Nuk dua të mendoj që është për borxhin. Pasojë e humbjes së identitetit

Ndarja nga jeta e ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi, ka trishtuar shumë tifozerinë bardheblu, e cila e kujtonte atë me nostalgji për vitet kur mes vështirësish, ktheu përsëri klubin në majat e futbollit shqiptar. Një kujtesë që për çudinë e të gjithëve nuk u nda edhe nga Tirana, e cila u mjaftua me një status në rrjetet sociale, e asnjë gjest tjetër qoftë edhe simbolik për këtë figurë e cila drejtoi klubin për shumë vite.

Në “Procesi Sportiv”, ka folur Alban Seferi, djali i të ndjerit, i cili ka shprehur keqardhjen se si klubi kishte vepruar në këtë rast duke mos kujtuar një figurë të shquar. Ai shpresonte që kjo të mos ishte pasojë e borxhit që ka ende Tirana ndaj familjes Seferi.

“Për babain mund të flitet shumë për atë që ka dhënë në vite te Tirana. Shije e hidhur ajo që bëri klubi para dy ditësh, edhe reagimi im erdhi si pasojë e kësaj gjëje që diçka, përveç atij statusi në Facebook, Tirana duhet ta bënte, pavarësisht historive e gjërave të tjera. Shohim javë për javë kampionate në të gjithë botën e nuk mungon as për lojtarin që mund t’i këtë rënë topit dy here në historinë e atij klubi.

Nuk dua të mendoj keq, pasi edhe me zotin Halili kemi pasur tratativa për historinë e famshme të borxhit. Nuk dua të mendoj keq që të jetë si pasojë e kësaj se do të ishte absurde, se ai mbylli sytë përgjithmonë, por pakujdesi që vjen si pasojë e humbjes së identitetit që ka klubi jonë i zemrës në vite.

Kontakte më pas? Jo, absolutisht nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi, asnjë falje minimale nga ana e klubit. E vetmja kohë që e kujtonin atë, është një flamur që solli kapiteni i basketbollit të Tiranës, Redi Vogli. Ky ishte kujtimi i vetmë që im atë mori nga ngjyrat bardheblu. Për këtë më ka ardhur më keq. Kurse komunikim nga pjesa e futbollit absolutisht jo.

Borxhi? Të gjitha tratativat e muajve të fundit, kemi mbërritur para 3-4 muajsh një akord verbal për likuidimin e borxhit. Nuk janë përmbshur etapat që u premtuan. Kam besim që atë që nuk bënë me babain kur kishte sytë hapur, ta bëjnë tani për të vënë në vend dinjitetin e tij, pasi nuk mori aq sa dha për futbollin shqiptar. Dua të falënderoj presidentin Duka për fjalët e ndjera në rrjetet sociale, por pavarësisht se gjatë viteve edhe këto institucione që e nderuan, nuk kanë lënë hapësira që ky borxh të shkonte te i zoti”, tha Alban Seferi. /vipsport.al/