Analiza e Cungut: Besoj te kthesa e Vllaznisë, rivalë ka Partizanin e Laçin

Armando Cungu drejton Kombëtaren U-19, por ndër të tjera në një prononcimin që ka dhënë për  mediat, mbi ekspriencën e re kuqezi, ka folur edhe për Superioren që e njeh mirë, duke qenë se ka drejtuar Kukësin, Laçin e Vllazninë.

Sipas Armando Cungut: “Vllaznia ka gabuar boll dhe do të bëj kthesën, Partizani e Laçi janë rivalët për titull”.

Cungu është ndalur edhe tek skuadra që si trajner ka provuar suksese e madje ka kaluar pjesë të rëndësishme të karrierës, Laçin. Ja çfarë thotë ai për ecurinë mjaft të mirë në javët e fundit të skuadrës bardhezi. “Laçin e njoh mirë, e kam drjetuar në fillim të seoznit është më i fortë se vjet dhe është një rival potencial në betejën e titullit.

E.S./Vipsport.al/