

Legjenda e sportit të golfit, ai që cilësohet shpesh si më i miri i të gjitha kohëve, Tajgër Uds, ka pësuar sot një aksident të rëndë me makinë dhe është në gjendje kritike në spital. Ngjarja e ndodhur sot pasditë në Los Anxheles ka tronditur botën e sportit ndërsa për momentin është mësuar vetëm se ai ka pësuar fraktura të shumta në këmbë.
Sipas departamentit të Policisë në Los Anxheles, ai ishte dërguar në spital me urgjencë për t’iu nënshtruar operacionit pasi kishte pësuar “dëmtime nga të lehtat te kritiket” pasi makina e tij ishte rrokullisur në krah të kodrës ku po udhëtonte, një aksident ku ai kishte qenë I vetëm në makinë dhe ku nuk ishin përfshirë automjete apo persona të tjerë.
Menaxheri i tij, Mark Staijnberg deklaori për mediat vetëm se Uds kishte pësuar “dëmtime të shumëfishta në këmbë”. “Ai është tashmë në sallën e operacionit dhe ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe për ruajtjen e privatësisë”, ishte deklarata e tij.

Sipas policisë, për të nxjerrë Uds nga makina, ishte dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, që të pritnin pjesë metalike të automjetit. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment