Ahmataj: Skënderbeu nuk e menaxhoi mirë Vllazninë, por me Bylisin ka avantazh

Julian Ahmataj nuk është më trajneri i Skënderbeut, por vazhdon të ndjekë me shumë interes ecurinë e skuadrës korçare. Në një intervistë per “Fax Sport”, ai tregoi se si e kishte parë barazimin e korçarëve ndaj Vllaznisë, cila ishte pika që ekipi bëri mirë e çfarë bëri keq, ndërsa nuk fshehu optimizmin që ka për të ardhmen e ekipit dhe mbijetesën e tij në Superiore.

“Skënderbeu është një skuadër që gjithmonë ka shfaqur lojëra të mira dhe ka shënuar kundër çdo lloj ksuadre, e ka bërë në drejtimin tim dhe po e bën tani me Memellin. Mund ta menaxhonin më mirë ndeshjen me Vllazninë, ajo mungesë eksperience që ka shfaqur gjatë kësaj periudhe nuk ia bëri të mundur që të menaxhonin rezultatin dhe të merrnin tre pikë të arta për klasifikimin.

Jam shumë optimist që skuadra do kthejë dhe do të rivalizojë me skuadrat si Bylisi e Apolonia. Këtë javë kanë një ndeshje direkte me Bylisin, ne kemi triumfuar si në ndeshjen e parë në Ballsh, ashtu edhe në Korçë e kemi marrë pikët maksimale. Normalisht shpresoj shumë se në ndeshje direkte skuadra ka avantazhin piskologjik se e ka mundur dy herë dhe mund ta mposhtë përsëri dhe në këtë moment i jep shpresë e pozicionin e duhur në renditje për të luftuar me dy skudrat e fundit.

Problemi te Skënderbeu? Kishim vetëm në një aspekt probleme, eksperiencën e pakët të repartit të mbrojtjes, pas dëmtimeve në fillimin e kampionatit. Dëmtimet ishin prezente dhe patëm shumë oshilacione e zëvendësime në këtë repart. Në mungesë të lojtarit nga Gana që e kishim programuar në repart, ky repart mbeti i brishtë. Edhe pse shënuam ndaj çdo skuadre, pësonim gola shumë të mefshtë, që mund të shmangeshin shumë kollaj me lojtarë me eksperiencë. Në merkaton e janarit u munduam të rikuperojmë lojtarë, që të marrim me eksperiencë. Por në atë periudhë nuk është se gjen me parametrat që kërkon klubi, ndaj jemi munduar t’i marrim nga Kosova e Shkëndija e Tetovës dhe të huaj. Kjo ka rritur konkurrencën e forcën që mungonte në fazat e para”, shpjegoi Ahmataj. /vipsport.al/