

Në shortin e sotëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Korabi mësoi se do të përballet në Shkodër me Vllazninë. Dibranët, që janë edhe një ekip surprizë në këtë fazë të kompeticionit, do të preferonin një përballje me Dinamon, siç shprehet edhe administratori Fehmi Mziu, i cili ndër të tjera, nuk harron të bëjë elozhe për Vllazninë duke i quajtur si djepi i futbollit.
“Ç’është e vërteta ne po luajmë me të gjitha ekipet e elitës. Shorti dihej. Mirë do ishte të përballeshim me Dinamon, që luftojmë për Superioren, por i vlerësoj të gjitha ekipet.
Shorti i mirë është. Futbolli ka të papriturat e veta. Ne do të luftojmë, siç luftojmë në të gjitha ndeshjet për kampionat. Do të jetë një ndeshje e luftuar nga çuna. Shpresojmë. Nuk na vjen keq për asgjë. Ne kemi luks të përballemi me Vllazninë, është djepi i futbollit shqiptarit. Shpresojmë të arrijmë atë që i kemi vënë vetes detyrë”, u shpreh Mziu. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Leave a Comment