Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Abramoviç do përsëri Çelsin e madh, 300 milionë euro për merkaton që nis me Haland

Roman Abramoviç dëshiron të shohë përsëri Çelsin e tij të dominojë futbollin anglez dhe të jetë protagonist kryesor në arenën europiane ndaj ka vendosur që në verë të hapë përsëri portofolin për të investuar për përforcimin e skuadrës. Edhe pse në verën e fundit janë shpenzuar shifra të konsiderueshme duke afruar emra si Zijeh, Verner, Tiago Silva apo Havertz, po bëhet gati një listë e re me objektiva të merkatos.

Tomas Tuhel ka 18 muaj kohë për të garantuar vazhdimësinë e tij në stolin e bluve londinezë, por klubi i ka garantuar se do të ketë përforcimet që ka kërkuar për të arritur këto objektiva. Emri i parë në listën e dëshirave nuk është i trajnerit, por i Roman Abramoviç.

Erling Haland është ëndrra e miliarderit rus, i cili ka udhëzuar klubin që të gjejë mënyrën për të afruar lojtarin në verë, pa menduar për shpenzimet që i nevojiten. Në vitin 2022, lojtari mund të largohet për 75 milionë euro, por Abramoviç nuk do të presë deri atëherë. Për këtë arsye, Çelsi do të tentojë që këtë verë të afrojë lojtarin, për një shifër më të lartë se klauzola e largimit, që të bindë Borusia Dortmund që t’i shesë lojtarin. Sipas mediave britanike, duke përfshirë edhe sulmuesin norvegjez, shifra që Abramoviç ka premtuar për merkaton është 300 milionë euro, një shumë që padyshim do të garantonte afrime shumë cilësore për londinezët. /vipsport.al/