IPKO Superliga, rezultatet dhe renditja/ Llapi thyen Ballkanin, Drita fiton dhe ngjitet në krye

Janë luajtur sot dy ndeshje të vlefshme për javën e 22-të në Ipko Supelrigën e Kosovës dhe ajo që bie në sy është disfata që ka pësuar Ballkani i drejtuar nga Blendi Shkwmbi, që është mundur 1-0 në transfertë me skuadrën e Llapit.

Një ndeshje mjaft e bukur, por që në fund, kanë qenë llapjanët që në saj të golit të Sadriut kanë marë 3 pikët dhe vijojnë ngjitjen drejt vendeve të sipërme…

Ndërkohë që ka fituar sot edhe Drita 3-1 ndaj skuadrës së Besës, ku janë realizuar dy gola nga Xh.Shabani dhe një nga B.Shabani.

Drita merr kështu kryesimin, ndërsa Ballkani duket se nuk po kalon moment të mirë dhe tashmë ndodhet në vendin e dytë në renditje edhe pse është një nga skuadrat që ka investuar shumë në dy merkatot sezonale….

Ndeshjet e sotme/Java e 22

DRITA 3-1 BESA

Xh. Shabani 5′, 15′, B. Shabani 67′ / Hajdini 65′

LLAPI 1-0 BALLKANI

Sadriu 69′

E.S./Vipsport.al/