Kategoria e Dytë, Grupi B/ Pretendentët nuk ndalen, gara për kreun “zjarr”!

Janë luajtur sot gjashtë ndeshje të Grupit B në Kategorinë e Dytë, ndërsa bien në sy fitoret e skuadrave që janë në krye. Maliqi luante në fushën e vet dhe sot ka mundur Memaliajn me rezultatin 3-0.

Ndërsa në transfertë kanë luajtur Labëria, që ka triumfuar në Skrapar me rezultatin 0-3. Po ashtu edhe Butrinti ka fituar 1-2 në transfertën me Naftëtarin me histori.

Me sa duket, gara sa vjen e bëhet me intresante dhe duket se ndeshjet direkt do të jenë ato që do të zgjidhin se kush do të ngjitet dhe do të kapë vendin e parë.

Me mungesa, por ka rënë në sy edhe fitorja e Albpetrolit në transfertën e Ersekës. Ja rezultat dhe renditja në Grupin B të Kategorisë së Parë…

Grupi B/Kategoria e Dytë

DEVOLLI-PËRMETI 1-0

TEPELENA-KËLCYRA 1-0

MALIQI-MEMALIAJ 3-0

GRAMOZI-ALBPETROLI 1-2

SKRAPARI-LABËRIA 0-3

NAFTËTARI-BUTRINTI 1-2

E.S./Vipsport.al/