Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Zyrtare / “Zbulimi” i Panuçit firmos te Shkëndija: Gjëja më e madhe është të luaj për Kombëtaren

Shkëndija bën një lëvizje të papritur për të përforcuar radhët e skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka për pjesën e dytë të sezonit. Klubi bëri të ditur se ka nënshkruar me Kamer Qakën, mesfushorin i cili ka veshur për 4 ndeshje fanellën e përfaqësueses shqiptare në periudhën kur ajo drejtohej nga Kristian Panuçi.

Mesfushori ka pranuar ofertën e tetovarëve dhe ka nënshkruar me këtë klub një kontratë prej 1 viti e gjysmë, me objektivin e qartë që të gjejë vazhdimësinë e të fillojë të luajë rregullisht, për të veshur fanellën kuqezi të përfaqësueses.

“Është shumë ndjenjë e mirë të jem pjesë e Shkëndijës. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub, se është skuadër serioze. Mezi pres të luaj për ekipin për të treguar edhe potencialin tim.

E di se Shkëndija është shumë e fortë në kampionat aq sa kam pa unë, por edhe në Europë kam ndjekur disa ndeshje shumë të mira dhe janë përballur me skuadra të njohura. Shpresoj që edhe unë do të mund të ndihmoj skuadrën për të arritur edhe më shumë.

Kam dëgjuar se Shkëndija luan futboll shumë ofensziv, ashtu si kam qejf edhe unë të shkoj përpara gjithmonë. Serioziteti i klubit më bëri të pranoj ofertën.

Mendoj se më me rëndësi është të paraqitem mirë për klubin, pastaj të shohim. Gjithë futbollistët duan të luajnë për kombëtaren, jam shqiptar dhe gjëja më e madhe është të luaj për kombëtaren.

Nuk kam qejf të flas shumë për veten, më shumë dua të flas në terren. Shpresoj të përfundojë kjo puna e pandemisë, të kthehen ‘Ballistët’ të na shohin dhe të na përkrahin dhe besoj se bashkë do të ecim mirë”, ishin fjalët e para të Qakës si futbollist i Shkëndijës së Tetovës. /vipsport.al/