Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Zyrtare/ Nuk ka më trajner-lojtar, Runej “var takat” dhe i dedikohet plotësisht trajningut

Uejn Runej në janarin e kaluar iu bashkuar klubit të Derbit në Championship, teksa mori rolin e trajner-lojtarit. Mirëpo, duke nisur që sot ky status ka ndryshuar dhe tashmë ish-futbollisti i Mançester Junajtid, në moshën 35-vjeçare ka “varur zyrtarisht takat” teksa do t’i përkushtohet me kohë të plotë trajningut.

Ish-sulmuesi ka firmosur një kontratë prej dy vitesh e gjysmë me Derbin dhe tashmë detyra e tij është të drejtojë skuadrën drejt ngjitjes në klasifikim, duke qenë se aktualisht ekipi që do të drejtojë Runej, renditet në vendet e fundit të klasifikimit.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Runej do t’ia dalë të ketë të njëjtin sukses që pati si futbollist edhe në botën e trajningut. /VipSport.al/