Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Zllatan reagon pas sherrit me Lukakun: Jemi të gjithë futbollistë, por disa janë më të mirë!

Ndeshja mes Inter dhe Milan në mbrëmjen e djeshme e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, mori një vëmendje të madhe edhe për sherrin në fushë mes Romelu Lukakut dhe Zllatan Ibrahimoviç. Dy gjigandët e sulmit u përplasën ashpër duke përdorur një fjalor të rëndë ndaj njëri-tjetrit, teksa vetëm falë ndërhyrjes së pjesës tjetër të lojtarëve, u evitua që situata të përshkallëzonte në një konflikt fizik.

Ndërkaq, sot për herë të parë pas atij episodi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar Zllatan Ibrahimoviç, i cili thekson se në botën e tij nuk ka vend për racizëm ndërsa shton se të gjithë janë futbollistë, por disa janë më të mirë se të tjerët.

“Në botën e Zllatan nuk ka vend për racizëm. Ne jemi të gjithë e njëjta racë, ne jemi të gjithë të barabartë. Ne jemi të gjithë futbollistë, por disa janë më të mirë se të tjerët”, shkruhej në reagimin e suedezit, që duket sikur me fjalinë e fundit nuk ngurron të “thumbojë” sërish Lukakun, ndërsa hedh poshtë edhe mundësinë që konflikti të ketë nisur prej racizmit. /VipSport.al/