Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Zidan nuk flet me disa prej lojtarëve, nga Spanja të sigurt për shkarkimin e tij

Real Madrid pësoi një tronditje të madhe në mbrëmjen e djeshme teksa u eliminua para kohe nga Kupa e Mbretit pas disfatës nga ekipi i Kategorisë së Tretë, Alkojano me rezultatin 2-1, ndërkohë që 90 minutat e rregullta përfunduan në barazim 1-1. Kjo humbje ka tronditur shumë edhe pozitat e trajnerit Zinedin Zidan, i cili edhe më parë gjatë këtij sezoni rrezikoi stolin.

Por, fitorja në disa ndeshje të La Liga dhe kualifikimi nga grupet e Ligës së Kampionëve bënë që francezi të konfirmohej. Megjithatë, këtë herë situata është më e rëndë, teksa mediat në Spanjë theksojnë edhe marrëdhënien e keqe të Zidan me disa prej futbollistëve të skuadrës, të cilët ishin në fushë dje.

Sipas mediave, trajneri dhe emra si Isko apo sulmuesi Mariano nuk kanë fare komunikim dhe në këtë formë kjo ka ndikuar në performancën e tyre. Tashmë, mbetet për t’u parë cili do të jetë fati i Zidan, ndërsa në skenë ka dalë edhe emri i trajnerit të River Plejt, Marselo Gajardo si një zëvendësues i mundshëm.