

Vetëm dy ditë më parë Vllaznia bëri të ditur se kishte refuzuar një ofertë të rëndësishme financiare për Ardit Hoxhajn, duke preferuar që të mbante sulmuesin deri në fund të sezonit për të çuar deri në fund projektin e nisur në verë. Sponsori Alban Xhaferi nuk ngurroi të deklaronte se Hoxhaj jo vetëm që do të qëndronte, por edhe kishte rinovuar kontratën për dy vite e gjysmë me ekipin shkodran.
Megjithatë, në Turqi e mendojnë ndryshe dhe kanë zbuluar klubin që po ndjek futbollistin e ku sipas tyre ai do të transferohet shumë shpejt. Bëhet fjalë për Samsunspor, i cili aktualisht mban vendin e tretë në ligën e dytë tuke. Mediat në Turqi e kanë ciëlsuar si “bombën e merkatos” të klubit që kërkon të kthehet edhe një here në elitë dhe sheh te Hoxhaj përforcimin e duhur për të shtuar forcën sulmuese në pjesën e dytë të sezonit.
Sipas mediave turke, një “prove” e fortë vjen nga vetë lojtari. Ky i fundit, ndër personat që ndjek në rrjetet sociale tani ka përfshirë edhe adresat a klubit turk, të presidentit të tij Juksel Jilldirim dhe trajnerit Ertugrul Sagllam. Ndaj transferimi i Hoxhajt te ky klub quhet fakt i kryer prej tyre, edhe pse Vllaznia të paktën publikisht, e ka cilësuar të pashitshëm për momentin këtë lojtar i cili shpesh ka bërë diferencën për kuqeblutë. /vipsport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment