

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, pak nga pak po fillon të përmende fjalën titull. Fitoret e njëpasnjëshme ndaj ekipeve pretendente duket se ia kanë bërë të qartë edhe atij se kjo Vllazni nuk mund të pretendojë me vetëm Europën dhe Xhaferi sot ka theksuar për herë të parë se ekipi po ecën në rrugën e titullit.
“Është një gjë e mrekullueshme kjo festë që po ndodh. Njerëzit janë shumë të entuziazmuar dhe u bëj thirrje që sa më shpejt të krijohet një mundësi të kthehen në stadium, qoftë edhe me një numër të limituar. Na mungojnë shumë tifozët.
Kam qenë shumë i bindur se do fitonim. Dominuam gjithë lojën dhe ishte e padiskutueshme. Ëndrra vazhdon. Titulli? Nuk ka mbaruar akoma faza e dytë, kështu që avash-avash po ecim drejt asaj rruge.
Dunga? Jemi në negociata me një klub japonez. Shanset janë më shumë që të shitet. Nëse nuk realizohet, atëherë do të kthehet në Shkodër. Me Ardit Hoxhajn është rinovuar kontrata për 2,5 vite, ky është lajmi i ri”, tha ai pas daljes nga stadiumi i Elbasanit pas sfidës me Kukësin. /vipsport.al/
more recommended stories
Bregu: I fal dy golat për tre pikët, më vjen keq për djersën e çunave. Krasniqi është më i miri i kampionatit
Dejvi Bregu ka qenë protagonist i.
Ibraimi: Më e lehtë me një sulmues tjetër në krah. Kërkoj falje për kartonin, moment euforie
Agim Ibraimi e ka cilësuar një.
Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli
Në fund të sfidës, Drenica-Besa në.
Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët
Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja.
Leave a Comment