

Vllaznia ka përforcuar radhët e saj me një mesfushor nga Togo, emri i të cilit është Elom Nia-Vexhi. 23-vjeçari ka spikatur në kampionatin malazez teksa fillimisht është aktivizuar me Rudar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Zetës.
Vexhi dallohet më së shumti në krahun e djathtë të fushës, megjithatë sipas nevojës së skuadrës mund të luajë edhe në të majtin. Ndërkohë, mesfushori gjithashtu është pjesë edhe e kombëtares së Togos.
Lojtari do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Tomas Bërdariç, i cili do të ketë kështu një alternativë më shumë në repartin e mesfushës për të arritur objektivin sezonal. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment