Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Zgjohet Reali, fitore ndaj Alavesh për të shpëtuar Zidan nga “gijotina”

Real Madrid ka lënë pas zhënjimet e javës së fundit duke marrë një fitore që shpëton praktikisht pankinën e Zinedin Zidan. Pas turpërimit në Kupë dhe barazimit në kampionat, duhej një reagim dhe nëse dështonte edhe sot ndaj Deportivo Alavesh, skuadra mund t’i jepte lamtumirën edhe titullit kampion.

Por Reali sot bëri detyrën, edhe pa teknikun e infektuar me COVID-19 dhe siguroi një fitore që shpëtoi një vendimmarrje të ngutshme nga klubi për ta larguar, ndonëse po mendohet që në fund të sezonit ta bëjë një gjë të tillë.

Kasemiro gjeti shpejt avantazhin e më pas ishin Benzema dhe Hazard që çuan në 3-0 shifrat që në pjesën e pare të sfidës. Hoselu shkurtoi për vendasit në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, por Benzema i vuri vulën fitores 4-1 më golin e tij të dytë personal në këtë duel. Suksesi blindoi vendin e dytë të Realit, që gjithsesi mbetet 4 pikë pas Atletikos kryesues i cili ka luajtur dy ndeshje më pak. /vipsport.al/