Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Vllaznia ndalet në shtëpi, Kastrioti i merr barazimin në “Loro Boriçi”

Vllaznia ka bërë atë që mund të quhet hapi i parë fals i këtij sezoni, teksa ka lënë pikë në shtëpi ndaj një kundërshtari që nuk është rival direkt në luftën për Europën apo titullin kampion. Skuadra shkodrane e ka mbyllur në një barazim pa gola sfidën ndaj Kastriotit në shtëpi, duke i dhënë një shans skuadrave ndjekëse që të shkurtojnë diferencën me të.

Kastrioti i përgjysmuar nga mungesat, ishte përqendruar te loja mbrojtëse, për të mbajtur sa më larg sulmin e rreziksnëm të shkodranëve dhe ia doli shumë mirë ta bënte një gjë të tillë duke i detyruar ata që të kërkonin golin vetëm me harkime në zonë nga krahët apo gjuajtje nga distanca të cilat nuk rezultuan efektive.

Në ato momente të pakta kur Vllaznia doli para portës, Hidi u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij, duke ruajtur të paprekur katërkëndorin. Nervozizmi për mungesën e golave bëri të vetën në pjesën e dytë, ku ndeshja u ndërpre vazhdimisht për faulle, pa harruar këtu edhe terrenin e vështirë si pasojë e shiut dhe erës së fortë. Ndaj në fund, barazimi 0-0 deri diku ishte rezultati i duhur, me krutanët të cilët në emergjencë të plotë siguruan një pikë të rëndësishme për tabelën, por edhe për moralin. /vipsport.al/

Vllaznia.Kastrioti 0-0

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi (68′ Kruja), Marku, Jonuzi (68′ Da Silva), Imeri (85′ Kalaja), Hoxhaj, Dilaver.
Trajner: Th. Brdariç

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Zhivanaj, Rami (90′ Daci), Nuriu (68′ Deliaj), Mehmeti, Moraes (90’ Çela), Prodani, Rezi (72′ Vokrri), Devid.
Trajner: R. Ndreu

KV: Adili. Krymi, Imami / Shkalla, Prodani, Rami, Vokrri

KK: Neziri

Gjyqtar; Kridens Meta

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola në Shkodër.

90’+4’ Neziri ndëshkohet me të kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Da Silva.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

84’ Në këto minuta loja është ndërprerë vazhdimisht nga fualle të shumtë dhe ndales atë gjata që kanë ulur ndjeshëm ritmin, teksa edhe skuadrat kanë humbur freskinë e tyre dhe qartësinë e manovrës.

75’ Era kthehet në problem për krutanët të cilët e kanë të vështirë edhe të largojnë topin nga zona. Pas një harkimi në qendër, sfera mbetet mes futbollistëve, por asnjë nga lojtarët e Vllaznisë nuk përfiton dhe pastaj topi largohet në rivënie anësore.

69’ Imeri është i vetmi që provon nga distanca herë pas here tashmë, por Hidi është i sigurt në pritjet e tij, siç ndodh edhe këtë radhë.

67’ Brdariç shton forcat në sulm duhe hedhur në lojë brazilianin Da Silva dhe Krujën. Kastrioti përgjigjet me Deliajn në vend të Nuriut.

61’ Edhe Dilaver pretendon për penallti pas një harkimi të Gurishtës nga e djathta, Meta bën shenjë që loja të vazhdojë.

59’ Në ekzekutimin e saj, topi shkon te Imeri i cili gjuan përsëri pa shënjestrën e duhur.

58’ Protesta të shkodranëve. Gurishta pengohet pranë zonës në të djathtë nga Rami dhe Meta vërshëllen pa lënë lojën në avantazh për mbrojtësin i cili po pasonte për Imerin e vetëm në qendër.

49’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Moraes dhe ai gjuan nga jashtë zonës, duke fluturuar sferën shumë lart mbi traversë.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Skuadra shkodrane e ka të vështirë në këto momentre t’i afrohet zonës së Kastriotit dhe lojtarët e saj provojnë pa sukses gjuajtjet nga jashtë.

39’ Goditje dënimi nga e majta për Kastriotin, topi i harkuar në zonë kontrollohet në dy kohë nga portieri i vendasve.

35’ Karton i verdhë për Prodanin pas një faulli ndaj Markut në mesfushë. Tension në fushë pasi shkodranët protestojnë për ndërhyrjen e rendë të futbollistit të krutanëve.

34’ Tjetër sulm i rrezikshëm i skuadrës së Kastriotit, këtë herë gjuajtja e Dejvid nuk gjen katërkëndorin, duke përfunduar jaahtë, jo shumë larg shtyllës së portëës shkodrane.

30’ Pas një goditje nga këndi për Kastriotin, topi shkon te Moraesh i cili gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe për pak sa nuk shkon në portën e Zogoviç i cili kontrollon në momentin e fundit.

21’ Hidi shpëton Kastriotin. Pas një harkimi nga e majta, Dilaver devijon nga pak hapa larg portës, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit që bllokon sferën.

16’ Harkim nga e majta në sghtyllën e dytë për Vllazninë, Imeri është në pozicion të favorshëm dhe lëshon një gjuajtje të fortë, Hidi përgjigjet duke devijuar sferën në këndore.

11’ Harkim interesant nga e djathta në zonën e Kastriotit, topi devijohet para se Dilaver ta shtyntë në rrjetë.

7’ Jonuzi provon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera fluturon shumë larg katërkëndorit.

3’ Presing i lartë i Kastriotit në minutat e para, për të mos lejuar manovrën e skuadrës shkodrane dhe për t’i penguar që të ndërtojnë aksione të rrjedhshme.

1’ Fillon ndeshja në “Loro Boricci”.