Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Vllaznia mund të buzëqeshë, Teuta dhe Partizani nuk përfitojnë dhe ndajnë pikët

Teuta dhe Partizani nuk kanë përfituar nga hapi fals i Vllaznisë, pasi nuk kanë arritur të shkurtojnë diferencën me shkodranët që kryesojnë renditjen. Skuadrat kanë ndarë pikët në duelin direkt mes tyre në Durrës, të mbyllur me shifrat 1-1.

Edhe psë Teuta ishte më ngulmuese, golin e parë e gjeti Partizani me goditjen e parë në portë. Të kuqtë më pas u tërhoqën në administrim të rezultatit, ndoshta shumë shpejt duke i dhuruar iniciativën ekipit durrsak që barazoi me anë të Krasniqit.

Në vijimn e ndeshjes, durrsakët vazhduan të ishin më kërkues e dominues në lojën e tyre, por pa kaluar Hoxhën. Ndërsa Partizani, edhe pse me 10 lojtarë në minutat e fundit, krijoi disa raste të mira dhe mund ta kishte fituar sfidën kur Bitri u shfaq para portës por nuk shënjestroi katërkëndorin me gjuajtjen me kokë.

Një pikë që u shkon për shtat më shumë te Vllaznia, që del pa u dëmtuar nga hapi fals me Kastriotin, pasi rivalët direkt vazhdojnë të jenë shumë të shkëputur dhe nuk kanë shkurtuar diferencën me shkodranët.

Teuta-Partizani 1-1
37′ Krasniqi / 8′ Asani

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, E.Vila, Avdyli, L.Vila (790 Gruda), Bregu, Krasniqi
Trajner: Edi Martini

Partizani: Hoxha, Hakaj, Belica, Bitri, Idrizaj, Mala, Broja, Murataj, Asani, Melo (73′ Çinari) , Solomon (73′ Zhunior)
Trajner: Ilir Daja

KV: Avdyli, Todorovski, Kuros/ Belica, Murataj

KK: 80′ Murataj

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

MINUTË PAS MINUTE

92’+3’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

92’+2’ Todorovski provon nga distanca, Hoxha detyrohet të devijojë sferën mbi traversë.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

86’ Në goditjen nga këndi, të kuqtë arrijnë t’i shmangen pozicionit jashtë lohe të Teutës dhe Bitri ka mundësinë të ndëshkojë Frashërin me kokë. Por gjuajtja e tij përfundon jashtë, duke dëshpëruar mbrojtësin.

86’ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, topi nga e djathta shkon te Çinari i cili e kontrollon me gjoks e pastaj provon roveshatën. Topi përplaset te një mbrojtës e përfundn jashtë.

80’ Kartoni i dytë i verdhë për Muratajn, i cili ndalon një kundërsulm, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.

78’ Mala pengohet në kufinjtë e zonës, gjyqtarai bën shenjë par faull jashtë, e jo për penallti. Në ekzekutimin e saj, muri ndalon tentativat e njëpasnjëshme të Malës.

73’ Partizani bën lëvizje të dyfishtë me aktivizimin e Çinarit dhe Zhunior, duke larguar Melo dhe Solomon.

69’ Vazjdon dominimi i Teutës që tashmë nis të prodhojë gjuajtje të njëpasnjëshme drejt portës. Bregu nga e majta mundohet të befasojë Hoxhën, por dërgon topin në duart e portierit të Partizanit.

61’ Përsëri goditje dënimi dhe përsëri Krasniqi i cili godet përballë Hoxhës. Këtë herë ai nuk ka forcën e duhur dhe gardiani bën të tijën sferën.

52’ Teuta shfaqet më kërkuese dhe dominuese edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, ndonëse krijon më pak raste se në fraksionin e parë të lojës. Partizani është i kthyer thuajse i tëri në gjysmëfushën e vet në këto minuta.

47’ Lorenco Vila bën gjithçka mirë në të djathtë duke i rreëmbyer topin mbrojtësve të Partizanit. Por gjuajtja e tij brenda zonës është për t’u haruar, me sferën që nuk i afrohet katërkëndorit.

46’ Rifillon ndeshja pa asnjë zëvendësim në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë në barazimin 1-1.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Vazhdon të dominojë Teuta që qarkullon topin më gjatë, ndërsa Partizani nuk i afrohet zonës kundërshtare.

37’ GOOOL Teuta, shënon Krasniqi. Bregu harkon nga këndi për sulmuesin i cili me kokë kërcen mbi të tjerët dhe barazon shifrat duke mposhtur Hoxhën.

36’ Harkim i rrezikshëm në zonën e Partizanit, Lorenco Vila arrin të devijojë sferën që mbetet mes lojtarëve, por pa i dhënë forcën për ta dërguar në rrjetë.

29’ Rrit presionin Teuta me harkime drejt qendrës. Të kuqtë detyrohen të kthejnë topin te Hoxha për të zgjidhur situata të vështira

25’ Goditje dënimi nga e majta për Teutën, topi harkohet për Krasniqin i cili gjuan me kokë, por shumë lehtë dhe Hoxha kontrollon pa probleme.

20’ Dominim i plotë territorial i teuëts në këto minuta, me Partizanin që dorëzon shumë lehtë topin. Por durrsakët nuk arrijnë të gjejnë hapësira për të krijuar raste para Hoxhës.

14’ Insistim i Idrizajt në krahun e djathtë, mbrojtësi hyn në zonë dhe krijon panik në prapavijën e Teutës që largon rrezikun me vështirësi.

8’ GOOOL Partizani, shënon Asani. Kundërzbritje e shpejtë e të kuqve, me sulmuesin që provon dy herëe, i ndalur fillimisht nga këmbët e Hoxhës, teksa me tentativën e dytë me një diagonal mposhtu Frashërin.

3′ Tjetër rrezik në portën e Partizanit. Këtë herë është një goditje dënimi e harkuar nga e djathta që gjen Krasniqin. Gjuajtja e tij me kokë i vetëm para Hoxhës është e gabuar dhe sfera përfundon jashtë.

1’ Menjëherë rrezikshëm Teuta me një top në të majtë për Bregun, ku fantazisti i durrsakëve nuk arrin.

1’ Nis ndeshja në Durrës