

Vllaznia vazhdon e pashqetësuar marshimin e saj që duket se tashmë ka një objektiv të vetëm, atë të kthimit të titullit kampion në Shkodër. Kuqeblutë e Brdariç sot kanë mundur një prej rivalëve kryesorë, Kukësin, duke u hakmarrë edhe për atë humbje të fazës së parë që pësuan përballë verilindorëve.
Suksesi 1-0 ka ardhur falë golit të sulmuesit Kalaja i cili zëvendësoi më së miri Hoxhajn e pezulluar, por në një sfidë e cila dhuroi raste edhe për verilindorët, të cilët ishin të pafat të ndalur nga shtylla pingule. Një fitore që çon Vllazninë në kuotën e 32 pikëve, 15 më shumë se Kukësi që tashmë duket se është jashtë luftës për titull, edhe pse janë luajtur vetëm 14 ndeshje të këtij sezoni.
Kukësi-Vllaznia 0-1
58′ Kalaja
Kukësi: Tafas, Kotobelli, Lulaj, Bytyçi, Dragoshi, Hetemaj (86′ Domi), Taipi (62′ Limaj), Leiria, Gashi (78′ Peposhi), Ibraimi, Eze.
Trajner: Rr. Hallaçi
Vllaznia: Zogoviç, Adili, Imami, Isaevski, Kruja, Kalaja (72′ Avdijaj), Jonuzi, Marku, Krymi, Imeri (90’+3′ Shehi), Dilaver (87′ Da Silva).
Trajner: T. Brdariç
KV: Dragoshi, Ibraimi, Eze, Bytyçi / Isaevski, Krymi, Marku. Jonuzi
KK: Dragoshi
Gjyqtar: Eldorjan Hamiti
MINUTË PAS MINUTE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale të Vllaznisë.
90’+3′ Karton i kuq për Dragoshin për protesta.
90’ Jepen tre minuta shtesë.
89’ Pretendojnë për penallti verilindorët për një prekje të topit me dorë në zonën e shkodranëve, Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave për të cilat ndëshkohet me të verdhë Eze.
87’ Tjetër gjuajtje e fortë e Ibraimit nga jashtë zonës, sfera përfundon jo shumë larg portës së Zogoviç.
82’ Ngulmon Vllaznia që sulmon me shumë forca duke vënë në vështirësi përsëri Kukësin. Gjuajtja e fortë e Imerit grushtohet me vështirësi nga Tafas, por këtë radhë mbrojtja është më e vëmëndshme dhe largon rrezikun.
80’ Harkim i mirë i Kotobellit nga e majta, por Eze me Ibraimin nuk merren vesh dhe humbin mundësinë për të gjuajtur në portë.
77’ Goditje dënimi e Kukësit, harkimi në zonë devijohet me kokë nga Lulaj, por nuk arrin të gjejë katëkëndorin..
70’ Tronditet shtylla e portës së Vllaznisë. Pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonë dhe Hetemaj arrin ta gjuajë, por sfera përplaset me shtyllën e më pas largohet nga mbrojtja e kuqebluve.
68’ Aksioni i radhës nga e djathta i Krujës, harkimi i tij është perfekt për Imerin i cili gjuan fluturimthi, por sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën pingule.
65’ I sapofuturi Limaj nis një kundërsulm të shpejtë, por pasimi i tij për Eze gjen në kundërkohë sulmuesin duke humbur rrezikshmërinë e aksionit.
62′ Lëvizja e parë e Kukësit është largimi i Taipit dhe aktivizimi i Limajt në mesfushë.
58′ GOOOL Vllaznia, shënon Kalaja. Gjuajtje e fortë e Markut nga jashtë zonës, Tafas nuk kontrollon si duhet dhe Kalaja me shpejtësi devijon sferën aq sa për ta çuar në rrjetë.
55’ Rrëmujë në zonën shkodrane, me Kukësin që i afrohet në mënyrë të papritur golit. Mbrojtja ka veshtirësi të largojë një harkim në zonë dhe Taipi provon me forcë të shënojë nga jashtë. Grushtimii Zogoviç është vendimtar pasi e largon sferën nga porta e tij.
54’ Tjetër rrezik në katërkëndorin e Kukësit: Pas një goditje nga këndi, Dilaver kthen topin me kokë për Adilin por ky i fundit po me kokë nuk arrin ta devijojë drejt rrjetës.
52’ Provon edhe Kalaja me një goditje tokazi diagonale, sfera përfundon jashtë.
49’ Fillim i vrullshëm i Vllaznisë e cila me një aksion të shpejtë nga e djathta gjen momentin e duhur për të harkuar me Krujën në qendër, largon me vështirësi mbrojtja e Kukësit.
46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e të dy ekipeve.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola mes dy skuadrave.
45’+2’ Gjuajtje e fortë nga e majta e Jonuzit. Sfera përfundon jashtë katërkëndorit, jo shumë larg trekëndëshit në të majtë të Tafas.
45′ Jepen 2 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.
40’ Rrit trysninë Vllaznia në këto minuta të fundit, duke mbajtur verilindorët në gjysmëfushën e tyre, një tabllo e ndryshme nga ajo e minutave të parë.
36’ Krymi mundohet të gjejë Tafas të papërgatitur me një gjuajtje të fortë, por gardiani është në pozicion dhe pret i qetë.
28’ Top i gjatë drejt Hetemajt i cili del para në sulm, dalja e Zogoviç eviton problemet.
28’ Një tjetrë goditje dënimi që rrezikon portën e Vllanzisë, këtë herë topi harkohet në qendër ku Leiria gjuan me kokë, por Zogoviç pret mbi vijën fatale duke evituar golin.
21’ Goditje dënim e fortë e Taipit nga rreth 25 metra, topi shkon direkt në duart e Zogoviç.
15’ Ibraimi provon një gjuajtje diagonale nga e djathta, topi kalon pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.
12’ Pas goditjes së dënimit, mbrojtja shkodrane largon topin por Eze përfiton nga një pavëmendje dhe gjen hapësirën për të gjuajtur nga jashtë zonës. Shënjestra e tij është shumë e gabuar pasi sfera nuk i afrohet portës.
11’ Isaevski është i ndëshkuari i pare në këtë duel, pasi merr të verdhë për një faull kundër Leiria.
5’ Minuta e parë shohin Kukësin të bëjë presing të lartë, ndërsa kërkon të gjejë Eze me harkime në qendër të zones. Nga ana tjetër, Vllaznia duket më e tërhequr se zakonsiht dhe mendon më shumë të kundërsulmojë në këto minuta.
1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Vllaznisë.
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment