

Vllaznia ia ka dalë sërish të fitojë në ndeshjen e sotme, teksa kanë mposhtur në ekstrem Bylisin. Shkodranët besuan deri në fund te fitorja, pavarësisht faktit se u duk sikur ndeshja do të shkonte deri në fund në barazim.
Teksa po luhej minuta e fundit e kohës së rregullt dhe Bylis ishte me një lojtar më pak pas daljes së Ujkës me karton të kuq, Hoxhaj përfiton në zonë dhe me kokë ndëshkon kundërshtarët. I gjithë kampi kuqeblu shpërthen në festë, një trepikësh që mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për fatet e kampionatit, duke qenë se i jep edhe më shumë besim skuadrës për të vazhduar në rrugën e sukseseve.
Për Vllazninë, kundërshtari më i afërt mbetet nëntë pikë larg (Teuta), ndërsa Bylisi ngelet në vendin e tetë me 12 pikë, po aq sa Apolonia e parafundit. /VipSport.al/
Bylis-Vllaznia 0-1
Formacionet zyrtare:
BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Garsia, Ndreca, Lorran, Mehmetllari, Beji Trajner: Vlejko Dovedan.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Dilaver, Ardit Hoxhaj Trajner: Thomas Bërdariç
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment