Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO/ Vidal sqaron takimin me Kielinin dhe puthjen e polemikave para ndeshjes me ish-skuadrën

Inter, priste mbrëmë në shtëpi Juventusin, teksa interesante ishte edhe fakti që Arturo Vidal vihej përballë të kaluarës së tij si lojtar i Juventus. Kiliani ka ende disa shokë në radhët e bardhezinjve dhe para se të niste sfida e tregoi këtë me një përqafim të ngrohtë me Xhorxho Kielinin.

Mesfushori ishte shumë i afruar me kapitenin e bardhezinjve dhe kamerat regjistruan një moment të çuditshëm ku Vidal puth logon e Juventus. Megjithatë, kjo thjesht ishte një rastësi pasi futbollisti ka sqaruar se nuk ka pasur si qëllim të bënte atë gjest.

“Qëllimi im nuk ishte të puthja stemën e një skuadre tjetër. Puthja ishte një gjest afeksioni ndaj një vëllai që më ka ndihmuar shumë, me të cilin kam kaluar vite të bukura dhe që e dua shumë. Unë respektoj skuadrën time, tifozët e mi dhe njerëzit që ende kanë besim te mua e që ndihmojnë të rrisim historinë e këtij klubi të bukur. Dhe, lej shpirtin për to”, ishin fjalët e Vidal, i cili në fushë justifikoi performancën me një gol. /VipSport.al/