Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Totenhemi i Murinjos nuk gabon më, tre pikë për t’u kthyer në Champions

Totenhem i Zhoze Murinjos ka bërë detyrën sot, duke mos gabuar përballë Shefilld Junajtid, skuadrës që noton në fundin e tabelës së klasifikimit në Angli. Një fitore shumë e rëndësishme që e kthen përsëri në vendin e katërt në renditje, në një kampionat shumë të luftuar ku diferencat janë minimale.

Londinezët përfituan nga një avantazh shumë i shpejtë me Orie, ndërsa më pas ishte Kejn i cili la shenjën e tij në këtë duel, duke bërë që fraksioni i parë i lojës të mbyllej me shifrat 2-0. MekGoldrik shkurtoi diferencën për ekipin vendas dhe u mendua se mos Totenhem mund të pësonte një tjetër shpërqendrim dhe të linte pikë ndaj Fullhem një javë më parë. Por Tangui Ndombele shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke kaluar topin mbi portierin dhe mbylli ndeshjen me rezultatin 3-1.

Kështu, Totenhemi është tani i katërti, me po aq pikë sa Liverpuli i vendit të tretë i cili luan sot ndaj Mançester Junajtid supersfidën e kreut të kampionatit anglez. /vipsport.al/