Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Titulli nuk është utopi, Interi “asfalton” Juven dhe arrin Milanin

Interi vë një kandidaturë të fortë për titullin kampion kur në një javë të komplikuar në klub pas zërave për shtijen e zikaltërve e mospagesave, i ka dhënë një leksion futbolli Juventusit duke e mundur me shifrat 2-0. Ekipi i Kontes ka fituar duke dominuar përballë kampionëve në fuqi, për të arritur Milanin përkohësisht në vendin e pare.

Interi bëri gjithçka mirë dhe u shfaq agresiv që në start, duke krijuar raste e duke finalizuar sapo iu dha mundësia me anë të një ish-i, Arturo Vidal, i cili nisi aksionin dhe e finalizoi më pas atë. Në vijim, rastet nuk munguan për të dyfishuar shifrat, pasi Juventusi dukej i trembur dhe nuk kishte shumë forcë për të reaguar. Zikaltërit përfituan nga pavëmendjet në qendër të mbrojtjes duke u shfaqur shpesh para Shçzesnjit, derisa gjetën edhe golin e dytë me Barela, ndërsa më pas humbën disa mundësi për të thelluar edhe më shumë diferencën në këtë duel.

Por në fund, edhe rezultati 2-0 mjaftoi për të ndezur një festë të ligjshme për skuadrën që tashmë ndan vendin e parë me Milanin dhe më te drejtë për kontingjentin që ka, cilësohet pretendente kryesore për të fituar titullin në Serinë A. /vipsport.al/

INTER-JUVENTUS 2-0
13′ Vidal, 52′ Barela

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjiar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Vidal, Jang; Lukaku, Lautaro Martinez.
Trajner: A. Konte

JUVENTUS (4-4-2): Shçzesnji; Danilo, Bonuçi, Kielini, Frabota; Kieza, Bentankur, Rabio, Ramsej; Morata, Kristiano Ronaldo.
Trajner: A. Pirlo