

Tirana vuan përballë Kastriotit, por në Selman Stermasi ia del të lejë pas “makthin” e pesë barazimeve radhazi duke fituar me rezultatin 2-1. Bardheblutë, edhe pse e nisën ndeshjen në kërkim të menjëhershëm të golit, e panë veten në disavantazh, kur Devid u gjend i lirë në zonën e tyre pas nja harkimi në zonë.
Megjithatë, vendasit reaguan dhe sërish ishin në epërsi territoriale, ndërsa golin e barazimit e gjetën në minutën e 35 me kapitenin Idriz Batha, i cili nga fare pranë mposhti portierin Isli Hidi. Në pjesën e mbetur të pjesës së parë, nuk pati zhvillime të reja dhe ajo u mbyll në barazim. Por, kryeqytetasit nuk mund të pajtoheshin me rezultatin dhe gjashtë minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, Muçi i gjendur përballë Hidit nuk gabon.
Talenti i kampionëve shënoi golin e pestë të sezonit, gol që rezultoi edhe i fitores për Tiranën, teksa më këto tre pikë ekipi i drejtuar nga trajneri Nevil Dede shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e katërt. Sakaq, Kastrioti mban vendin e gjashtë me 17 pikë. /VipSport.al/
Tirana-Kastrioti 2-1
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Batha, Kuka, Halili, Muçi, Torasa
Trajner: Nevil Dede
Kastrioti: Hidi, Prodani, Çela, Bojom, Deliaj, Okebuku, Moraesh, Mehmeti, Vokrri, Rezi, Devid
Trajner: Ramazan Ndreu
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment