

Gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës ka dhuruar një suprizë pasi sot turneut i ka dhënë lamtumirën skuadra e Real Madrid që nuk do të ketë mundësinë të mbrojë trofeun e fituar një vit më parë, pasi në mënyrë të papritur është mposhtur me shifrat 2-1 nga Atletik Bilbao.
Në turneun që tashmë zhvillohet me dy gjysmëfinale për të përcaktuar ata që do të diskutojnë trofeun. Reali dhe Atletik ndesheshin për të diskutuar se kush do të shkonte në sfidën finale kundër Barcelonës. Por pakkush e pristëe një fillim aq të vrullshëm të Bilbaos që shënoi dy herë me anë të Raul Garcia në pjesën e parë të takimit.
Reali u mundua të reagonte, sidomos në pjesën e dytë, por nuk dukej se ishte në gjendje që të shqetësonte kundërshtarët të cilët u shfaqën të vëmendshëm duke mbyllur çdo hapësirë në prapavijë. Benzema shkurtoi diferencën në minutën e 73-të dhe nisi një seri të gjatë sulmesh drejt portës së Bilbaos, por pa sukses pasi Reali nuk arriti të tundte më rrjetën e portës kundërshtare dhe të çonte sfidën të paktën në shtesa.
Kësisoj, në finale do të ndeshjen Barcelona dhe Atletik Bilbao, një përballje shumë e veçantë që përsërit çuditë e kësaj formule, pasi asnjë prej dy ekipeve nuk ka fituar ndonjë trofe kombëtar në edicionin e kaluar. /vipsport.al/
more recommended stories
Turpërimi më i madh në historinë e Gjermanisë, Lev justifikohet: Lojtarët kishin frikë të udhëtonin
Joakim Lëv ka detyrën e vështirë.
Ish-sulmuesi i Interit akuzon: Suning na la pa rroga, edhe drejtuesit u treguan gënjeshtarë
Një nga blerjet më të bujshme.
Probleme për Milanin, Ibra mungon për tre javë dhe humbet sfidën me Junajtid. Edhe fantazisti turk i dëmtuar
Probleme madhore për Milanin dhe trajnerin.
Nesër kundër ekipit të Ismajlit, Pirlo: Nuk i kishim parashikuar të gjitha dëmtimet, djemtë besojnë
Juventus do të rikthehet në fushë.
Leave a Comment