Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Surprizë në Premier Ligë, një skuadër mbijetese i jep fund rekordit të Liverpulit

Merr fund pas 69 ndeshjesh ecuria rekord e Liverpulit, që nuk njihte humbje në fushën e vet në një seri kaq të gjatë që kishte filluar në vitin 2017. Skuadra e Jurgen Klop, është mundur në “Anfield”, por përtej çdo parashikimi jo nga një rival për kreun, por nga një skuadër që lufton për mbijetesë.

Bërnli i ka marrë sot tri pikët Liverpulit në këtë duel, në një fitore që ishte plotësisht e merituar, pasi arriti që për një pjesë të madhe loje të dominonte edhe ndaj kampionëve ne fuqi. Goli erdhi në pjesën e dytë, kur Allison shkaktoi penallti dhe Barns e “falënderoi” duke dërguar topin në rrjetë nga pika e bardhë.

Një sukses për Bërlin që e largon nga fundi, por më shumë një disfatë për Liverpulin që duket se është shpërqendruar në kampionat dhe ka vështirësi të mëdha të përsëritë atë që arriti të bënte një vit më parë. Skuadra e Klop është në vendin e katërt në renditje, 4 pikë larg Leister dhe Mançester Sitit dhe 6 pikë larg Mançester Junajtid që mban kreun. /vipsport.al/