Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Spektakël ndaj Aston Vilës, Siti i bashkohet Leisterit në kryesimin e Premier

Mançester Siti dhe Aston Vila kanë dhuruar një prej ndeshjeve më të bukura të këtij sezoni në kampionatin anglez, një sfidë e cila mund të kishte përfunduar me shumë gola, por u mbyll vetëm 2-0 për skuadrën e Guardiolës, jo pa polemika.

Mançester Siti ka lënë pas fillimin shumë të dobët që i bëri sezonit dhe javë pas jave u vu në ndjekje të kreut, të cilin e arriti sot me këtë fitore. Të dy skuadrat në fakt dhuruan një lojë ofensive shumë të bukur duke krijuar, por edhe shpërdoruar raste të shumta para portës kundërshtare.

Momenti kyç i ndeshjes ishte në minutën e 79 të sfidës, kur Rodri i cili ishte në pozicion jashtë loje, detyroi Mings që të gabonte duke i dhënë topin Bernardo Silvas i cili e falënderoi duke e shtyrë sferën në rrjetë. Një gol që u shoqërua me protesta të shumta para gjyqtarit, por as ai dhe as VAR nuk ndryshuan vendimin që u dha në fushën e lojës, me trajnerin Din Smith i cili u ndëshkua me të kuq pasi e teproi me fyerjet ndaj kryesorit. Një penallti e Gyndogan në minutën e 90 ishte ajo që vulosi fitoren e Mançester Sitit, që po vuante deri në ato minuta për të ruajtur rezultatin.

Kështu, për herë të pare këtë sezon, Mançester Siti u ngjit në majën e klasifikimit falë një golavarazhi me të mirë se Leisteri pasi ka të njëjtën kuotë pikësh me “dhelprat”. /vipsport.al(