

Një nga arsyet e suskesit të këtij edicioni te Vllaznia është se përveç një loje të bukur e ofensive, shkodranët kanë studiuar në detaj çdo element të kundërshtarit që kanë përballë. Brdariç analizon në detaje rivalët dhe taktikisht skuadra është e përgatitur për çdo eventualitet.
Por këtë radhë, duket se Vllaznia shkon në ndeshjen me Kukësin me një pasiguri sa i përket taktikës që kanë përgatitur verilindorët, nga të paktët që e kanë mundur ekipin shkodran në këtë sezon. Kjo shihet qartë nga video e hedhur nga klubi në rrjetet sociale ku shfaqet Brdariç duke folur para lojtarëve në fillimin e stërvitjes së fundit të skuadrës.
Brdariç u kërkon lojtarëve gjerësi në fushë, që të krijojnë sa më shumë pika pasimi edhe mes linjave të skuadrës kundërshtare. Ndër të tjera ai thotë edhe frazën “nuk e dimë nëse do të luajnë me 3 apo me 4“, për verilindorët duke iu referuar prapavijës. Por njëkohësisht siguroi lojtarët që nëse krijonin hapësira për pasime, nuk do e kishin të vështirë me cilëndo skemë. Me pak fjalë, Vllaznia do të shkojë në këtë ndeshje e përgatitur për cilindo nga këto variante taktike dhe do të vendosë vetëm para sfidës se si t’i kundërpërgjigjet rreshtimit të kundërshtarit në pikat e dobëta të tij. /vipsport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment