

PSG ka marrë sot një sukses të rëndësishëm përballë Montpelje në kampionat duke nisur javën e 21-të të Ligës 1 në vendin e pare në renditje. Skuadra e Mauricio Poçetinos ka fituar me shifrat 4-0, pas një prove bindëse ku shënii i gjtihë sulmi i kampionëve në fuqi.
Gjithçka u bë më e thjeshtë që në fillim pasi portieri Omlin i miqve u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 19. Kjo i mundësoi PSG-së që të kishte kontrollin e plotë të duelit, ndonëse gjeti rrjetën vetëm një here në pjesën e parë me anë të Mbape në minute e 34-t.
Por në fraksionin e dytë të lojës, sulmi i parisienëve ishte i pandalshëm dhe brenda 4 minutave u shënuan tre gola të tjerë me Nejmar, Ikardi e përsëri Mbape, për të regjistruar një sukses të shkëlqyer që ktheu edhe një heë euforinë në radhet e skuadës që dukej në krizë. Por sidomos e kthen në vendin e e parë në renditje, në pritje të ndeshjeve të Lilës e Lionit që janë rivalët në një luftë për titull që është e ndezur si pakherë në edicionet e fundit në Francë. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment