

Vedat Muriqi duhet të vazhdojë të presë golin e tij të parë zyrtar në futbollin italian pasi Liga e Futbollit nuk i ka dhënë autorësinë e rrjetës që vendosi sfidën në Kupën e Italisë ndaj Parmës. Muriqi ishte protagonist në minutën e 90 të sfidës duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të tij, por sipas rregullores, ai do të cilësohet autogol i portierit Kolombi të Parmës.
Muriqi lëshoi një gjuajtje të forte me kokë, duke mposhtur portierin, por sfera u përplas në shtyllë, u kthye në shpinën e Kolombit dhe pastaj përfundoi në rrjetë. Një gol me fat, por që Muriqi e ka festuar si të tijin, siç u shpreh qartësisht pas duelit për mikrofonin e RAI.
“Jam shumë i lumtur për çerekfinalet, goli im i parë, e sigurisht jam shumë i lumtur. Duhet të vazhdoj kështu e të bëj gjithmonë e më mirë”, tha Muriqi pas sfidës. Por entuziazmi i tij ka zgjatur shumë pak pasi në statistikat e sezonit është kthyer shifra 0 te numri i golave të realizuar në ndeshje zyrtare. Në protokollin zyrtar të ndeshjes, i konfirmuar edhe nga Liga e Futbollit në Itali, goli i është kaluar Kolombit, portierit të Parmës që kësisoj vendosi ndeshjen me autogol, duke lënë Muriqin ende në pritje të rrjetës së parë. /vipsport.al/
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment