Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Ronaldo bën historinë dhe Morata i vë vulën, Juventus fiton Superkupën përballë Napolit (VIDEO)

Juventusi ka lënë pas disfatën në kampionat kundër Interit, duke e harruar me fitoren e një trofeu. Bardhezinjtë kanë mundur sot Napolin 2-0 duke ngritur lart Superkupën e Italisë.

Superkupa e 9 në histori e Juventusit, njëkohësisht edhe trofeu i parë i Andrea Pirlos si trajner, erdhi jo pa vështirësi. Napoli dukej i vendosur mire në fushë dhe në pjesën e parë la në heshtje sulmin bardhezi, duke krijuar rastin e vetëm të rrezikshëm të kësaj pjese me Lozanon.

Por bardhezinjtë u zgjuan në të dytën dhe ishin më agresivë, në kërkim të një goli që erdhi në minutën e 64-t, kur Ronaldo u tregua gjahtar para porte për të dërguar sferën në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Një gol historik, pasi e bëri atë golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit sipas shifrave zyrtare që regjistrojnë 760 rrjeta të tundura.

Ky ishte një gol që zgjoi Napolin, i cili nisi të sulmonte më rrezikshëm dhe iu afrua barazimit. Momentin më të mirë e kishte në minute e 80, me penalltinë e fituar me zgjuarsi nga Insinje. Por vetë kapiteni i Napolit gaboi gjithçka duke dërguar sferën jashtë e humbur mundësinë e artë për të rihapur ndeshjen. Juventusi administroi minutat e fundit jo pa vështirësi dhe pastaj me një kundërsulm të rrufeshëm në shtesë mbylli ndeshjen me golin e Moratas, i cili vulosi shifrat 2-0 të kësaj sfide. /vipsport.al/

JUVENTUS-NAPOLI 2-0
64′ Ronaldo, 90’+5′ Morata

JUVENTUS (4-4-2): Shçzesnji, Kuadrado, Bonuçi, Kielini, Danilo; MekKeni, Artur, Bentankur, Kieza; Kulusevski, Ronaldo.
Trajner: A. Pirlo.

NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenco, Koulibali, Manolas, Mario Rui; Deme, Bakajoko; Lozano, Zielinski, Insinje; Petanja.
Trajenr: Xh. Gatuzo.