VIDEO / Pogba i jep Mançester Junajtid vendin e parë, nuk ndodhte që nga koha e Ferguson

Mançester Junajtid i është dashur të presë thuajse një dekadë, por në fund ia ka dalë përsëri të kthehet në kreun e renditjes së kampionatit. “Djajtë e kuq” kanë triumfuar sot 1-0 ndaj Bërnlit dhe e shohin vetën të vetëm në renditjen e kampionatit.

Kjo gjë nuk ndodhte që nga sezoni 2012-2013, i fundit i titullit kampion nën drejtimin e Aleks Ferguson, pasi skuadra nuk kishte qenë asnjëherë gjatë këtyre viteve në kryesim kur ishin luajtur të paktën 17 ndeshje. Sfidën e vendosi një gol i Pol Pogba në pjesën e dytë, kur mesfushori francez me një predhë dërgoi sferën në rrjetë. Kjo fitore shkëput Mançester Junajtid në kuotën e 36 pikëve në vendin e parë, 3 më shumë se Liverpuli ndjekës me të cilin do të ndeshet këtë të diel në një përballje që garanton spektakël.

Ndërkohë, në vendin e katërt është ngjitur përsëri Evertoni, që ka mundur me shifrat 2-1 Ullvërhempton, duke u konfirmuar si një prej ekipeve që do me çdo kusht që të jetë pjesëmarrës në Europë në edicionin e ardhshëm. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al