

Mançester Junajtid ka qëndruar vetëm pak kohë larg kreut të renditjes në Premier Ligë, duke u kthyer aty pasi kapërceu dyshen Leister-Mançester Siti që kishin uzurpuar me radhë këtë pozicion. Ekipi i Ole Gunar Solskjaer, ka fituar 2-1 në fushën e Fullhem në një ndeshje të luftuar, falë cilësisë së lojtarëve që ka në përbërje.
Lukman i dha avantazhin Fullhemit që në minutat e parë të sfidës, duke frenuar paksa “djajtë e kuq”, por në vazhdimin e ndeshjes ishte Junajtid që diktoi ritmin. Kavani, i kthyer pas pezullimit për shprehjet raciste, barazoi shfirat që në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën, Pogba, ndër më të mirët në fushën e lojës, gjeti rrjetën me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, që i dha avantazhin të cilin skuadra e tij diti ta administronte mjaft mirë, edhe pse vendasit u shfaqën shpesh kërcënues.
Fitorja kthen avantazhin prej 2 pikësh të Mançester Junajtid ndaj ndjekësve më të afërt në klasifikim, ndonëse pas krahëve ka “kushërinjtë” e Sitit që kanë luajtur një ndeshje më pak e kanë mundësi konkrete për t’i parakaluar.
Gjithsesi, ky sukses ishte shumë domethënës, pasi u regjistrua ndeshja e 17 radhazi pa humbje në transfertë, duke barazuar një rekord historik që mbante ky klub që nga periudha kur drejtohej nga Aleks Ferguson./vipsport.al/
more recommended stories
Kasano: Kampionati italian nuk është më në lartësinë e të tjerëve, në Champions e ka mbërritur francezi
Antonio Kasano është i bindur se.
Serxhio Ramos-Real Madrid, tani në Spanjë shohin më afër rinovimin e kapitenit
Lamtumira e Serxhio Ramos nga radhët.
Rinovim “me detyrim” i Mançester Junajtid me Kavanin, përndryshe do ta paguajë shtrenjtë
Edinson Kavani shpresonte që largimi nga.
Gjak nga hundët që nuk ndalej, Kuman braktis konferencën për shtyp
Ronald Kuman është detyruar sot të.
Leave a Comment