Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Penallti perfekte nga mesfushori i Kombëtares, në fund feston me gol edhe Olajinka

Forma e dobët që po kalon skuadra e tij në kampionain çek të futbollit nuk ka penguar mesfushorin e përfaqësues, Kristi Qose, që të tregojë vlerat e tij dhe të lërë shenjë në këtë sezon me paraqitje të mira e gola të shënuar. Futbollisti i përfaqësuesues shqiptare ka shënuar sot golin e tij të katërt sezonal me ekipin e Karvinës në kampionatin çek, për fat të keq pa i sigurar pikë skuadrës së tij që u mund me shifrat 3-1 nga Slavia Pragë që dominon kampionatin.

Qose shënoi përsëri me specialitetin e tij, duke realizuar nga piak e bardhë e penalltisë ku është një ekspert dhe thuajse i pagabueshëm, siç e ka treguar edhe në kampionatin sllovak para se të transferohej në atë çek. Ky ishte një gol që shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 82-të  dhe ngjalli shpresën e Karvina për një rezultat pozitiv. Por vetëm tre minta më vonë, rrjetën e tundi një tjetër emër i njohur për futbollin shqiptar, Peter Olajinka.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, shënoi pas një kundërsulmi duke vulosur fitoren 3-1. Për lojtarin ishin hapur dyert e klubeve të rëndësishme pas paraqitjeve në Ligën e Kampioneve, por një dëmtim e pengoi atë të lëvizte drejt një kampionati tjetër në verë. /vipsport.al/