

Fundi i pjesës së parë të ndeshjes mes Interit dhe Milanit ka pare si protagonistë kryesorë Romelu Lukakun dhe Zlatan Ibrahimoviç. Por ata nuk ranë në sy për atë që po tregonin në fushën e lojës, por për nëj përplasje të fortë fizike e verbale që mund të ketë pasoja.
Fillimisht kishte një tension në fushë për shkak të një faulli kundër Lukakut, ku Ibra lëshoi një batutë kundër tij. Të dy sulmuesit u përplasën kokë më kokë me njëri-tjetrin por u ndanë nga shokët e skuadrës. Më pas filluan batutat e Ibras i cili me sa duket lëshoi një të tillë që lukaku nuk e duroi dot.
Kështu, më vërshëllimën përfundimtare ai u lëshua drejt suedezit duke e ofenduar rëndë e duke kërkuar përplasjen me të me çdo kusht, edhe pse kjo do të sillte një përjashtim të mundshëm. U desh hyrja në fushë e drejtuesve të Interit që të qetësohej situata dhe belgu të evitonte një përplasje me suedezin.
Sipas zyrtarëve të Interit, Ibrahimoviç kishte ofenduar rëndë Lukakun ndaj edhe ky i fundit i ishte përgjigjur me të njëjtën gjuhë atij. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment