Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO/ Nuabueze i fal një pikë Laçit, kurbinasit “hap fals” me Skënderbeun

Laçi kërkonte medoemos të rikthehej te fitorja pas disfatës së fundit ndaj Apolonisë, por të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në fushën e tyre ndaj Skënderbeut. Kurbinasit ishin afër golit të avantazhit, por jo për meritë të tyre. Pas një gabimi, Dumfur i erdhi në ndihmë tranversa për të mos shënuar në portën e tij.

Megjithatë, korçarët nuk u “trembën” nga ky episod dhe pas pak momentesh kaluan në avantazh me Mensah që shërbeu në zonë për Meksin, i cili me portën e boshatisur nuk e pati të lehtë të shënonte. Kështu, me avantazhin e miqve u mbyll fraksioni i parë. Por, në të dytën, Duro aktivizon Kirian Nuabueze, sulmuesin kryesor të skuadrës.

Menjëherë, Nuabueze tregon aftësitë e tij dhe nuk fal nga pika e bardhë. Por, gjithsesi edhe pse goli erdhi në minutën e 51 dhe Laçi kishte kohën për të gjetur avantazhin, sërish nuk ia dolën dhe kështu lejnë dy pikë të çmuara në shtëpi. Pas këtij barazimi, kurbinasit janë në vendin e katër me 21 pikë, ndërsa juglindorët mbeten të fundit me 11 pikë në llogarinë e tyre pas 15 javëve. /VipSport.al/

Laçi-Skënderbeu 1-1

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Lukas Ramos, Lushkja, Mazrekaj, Musta, Xhixha, Harmon
Trajner: Shpëtim Duro.

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Douna, Dumfour, Mara, Pusi, Mensah
Trajner: Gentian Liço