

Jetmir Topalli nuk do ta kujtojë me shumë kënaqësi ndeshjen e sotme në Kupën e Turqisë, ku një goditje e gabuar e tij i kushtoi skuadrës së Jeni Malatiaspor eliminimin përballë Gallatasarajit. Futbollisti i cili spikati me Feronikelin dhe Ballkanin në Superligën e Kosovës, ka gabuar penalltinë e fundit duke i kushtuar eliminimin skuadrës së tij në Kupën e Turqisë.
Topalli ishte zëvendësues, duke u aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes e cila solli pak emocione dhe mbylli 90 minutat me barazimin 0-0, që solli shtesat për të përcaktuar fituesin. U duk sikur skuadra e futbollistit po i afrohej kualifikimit në çerekfinale, pasi portieri i Gallatasarajit gaboi rëndë duke i dorëzuar topin Bulut i cili shënoi golin e avantazhit. Por në minutën e 120, Luindama barazoi shifrat me golin e tij, duke sjellë gjuajtjet e penalltive.
Aty skuadrat mbyllen 4-4 gjuajtjet e rregullta me nga një gabim për secilën, duke vijuar serinë e goditjeve deri te e 8-a. Kilinç nuk gaboi për Gallatasarajin, ndërsa erdhi radha e Topallit i cili pa gjuajtjen e tij të pritej nga portieri Ozturk, duke i dhënë fitoren skuadrës së Terim që ecën përpara në një turne që pak minuta më parë dukej i humhur. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment