

Armando Broja nuk mund ta fillonte më mirë vitin 2021. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka luajtur sot ndeshjen e parë të vitit me fanellën e Viteses dhe ka lënë menjëherë shenjë, duke regjistruar një gol dhe një asist me ekipin holandez.
Broja kishte munguar në ndeshjet e mëparshme si pasojë e infektimit me COVID dhe vonesës në kthimin në formën më të mirë sportive pas karantinës. Por në takimin e sotëm ndaj Emen, trajneri vendosi t’i besonte një vend në rreshtim me Brojën që ia shpërbleu në mënyrën më të mire. Ai fillimisht dha asistin për golin e 2-0 në minutën e 9 të takimit. Më pas, në minutën e 49, ishte vetë sulmuesi shqiptar i cili mori topin në hyrje të zonës dhe me një diagonale të saktë mposhti portierin kundërshtar duke çuar shifrat përkohësisht në 3-0.
Ky ishte goli i 6 i këtij sezoni për Brojën, i cili pak nga pak po tregon se është një golashënues tipik dhe se mund të bëjë mirë në kampionatin holandez e jo vetëm. Çelsi vazhdon të monitorojë me kujdes lojtarin të cilin e ka dhënë në hauzim për të kuptuar nëse është gati për të luajtur mes profesionistëve edhe në Angli, dhe deri tani Broja ka dhënë përgjigjet e duhura në fushën e lojës. /vipsport.al/
more recommended stories
Legjendat kujtohen gjithmonë, një rrugë në Tiranë tani mban emrin e Ali Memës
Ali Mema, një nga legjendat e.
VIDEO / Balaj me asist shpëton Shturmin, por kreu largohet gjithnjë e më shumë
Bekim Balaj ka shpëtuar skuadrën e.
IPKO Superliga/ Prishtina nuk fal në shtëpi, Gjilani ndalet në barazimin e tretë radhazi
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Kategoria e Parë, B/ Egnatia nuk e diskuton Turbinën dhe afrohet me Superioren, Flamurtari për notën 4
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Leave a Comment