Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Mungon Mesi, ylli i Barçës bëhet Ter Shtegen. Katalanasit në finalen e Superkupës

Barcelona ka arritur të sigurojë një vend në finalen e Superkupës së Spanjës duke mposhtur Real Sociedadin në gjysmëfinalen e parë të miniturneut që dhuron këtë trofe. Një fitore që nuk ka ardhur falë talentit në vijën ofensive të katalanasve, por kryesisht falë portierit Ter Shtegen.

Përballë Sociedad, Barcelona ka vuajtur shumë, edhe për shkak të mungesës së Lionel Mesit i cili ishte lënë pushim për shkak dëmtimi nga trajneri Kuman. De Jong i dha avantazhin katalanasve në këtë duel në pjesën e parë, por në fillimin e të dytës, Ojarzabal vendosi përsëri ekuilibrin duke ekzekutuar me saktësi një penallti.

Më pas, të dy skuadrat prodhuan raste, me Sociedadin që iu afrua shumë herë portës së Ter Shtegen, por ky i fundit nuk lejoi askënd të tundte më rrjetën e katërkëndorit të tij duke ruajtur shifrat 1-1 deri në fund të 90 minutave e më pas edhe shtesave, që nuk dekretuan një fitues. Emri i finalistit doli nga gjuajtja e penalltive, ku të dy ekipet ishin në mënryë të pazakonte shumë të pasaktë në goditjet e tyre me Barcelonën që rezultoi fituese pasi shënoi 3 penallti, ndërsa Sociedad vetëm 2 në 5 gjuajtjet e tij.

Tani Barcelona pret të mëosjë se kush do të jetë rivali në finale, që do të vendoset nga ndeshja e sotme mes Real Madrid dhe Atletik Bilbaos. /vipsport.al/