VIDEO / Milani marshon edhe në Kupë, por këtë here ndaj Torinos i duhen penalltitë

Milani nuk është i përqendruar vetëm në Serinë A në këtë sezon, pasi dëshiron që të ecë përpara sa më shumë të jetë e mundur në çdo turne ku marrin pjesë kuqezinjtë. Skuadra e drejtuar nga Pioli, sot ka prerë biletën për çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mundur Torinon në një sfidë që është vendosur nga gjuajtjet e penalltive.

Në një ndeshe ku u kthye përsëri titullar ibrahimoviç, sigurisht që kishte rotacion pak më të madh se zakonisht në radhët e kuqezinjve që kursyen energjitë, duke i dhënë mundësinë Torinos që të kontrollonte pjesën e parë. Por në të dytën u kthye Milani i zakonshëm dominues duke krijuar raste. Megjithatë, golat munguan dhe mundësitë më të mira që kishte Milani, i shpërdoroi duke goditur shtyllën me Dalot dhe Kalabria,

Koha e rregullt, e më pas edhe shtesat nuk panë të tundej rrjeta, ndaj për të vendosur sfidën u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë. Milani ishte perfekt në 5 tentativat e tij, ndërsa në radhët e Torinos, portieri Milinkoviç-Saviç realizoi goditjen e tij, pro jo Rinkon i cili u neutralizua nga Tatarusanu duke i dhënë mundësinë kuqezinjve të shkonin mes 8 ekipeve më të mira. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al