Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO/ Mesin e “tradhëtuan” nervat, argjentinasi rrezikon pezullimin për ndeshjet e radhës

Barcelona dështoi mbrëmjen e djeshme të fitonte trofeun e parë sezonal, Superkupën e Spanjës. Katalanasit u mposhtën në kohën shtesë 2-3 nga Atletik Bilbao, me 90-minutat që u mbyllën në barazim 2-2. Por, teksa po luheshin minutat e fundit të sfidës, saktësisht minuta e 120 dhe Barcelona po përpiqej të barazonte, Lionel Mesi u “tradhëtua” nga nervat.

Argjentinasi u porpoq të krijonte një aksion të rrezikshëm, por pasoi topin u përplas me kundërshtarin që tentoi t’i bllokonte rrugën. Këtë “pleshti” nuk e duroi dhe e goditi me duar. Arbitri nuk e pa, por ndërhyri VAR dhe në këtë formë sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq. Ky ishte kartoni i parë i kuq i Mesit në karrierën e tij me Barcelonën, por që do t’i kushtojë numrit 10 pasi duhet marrë parasysh se gjesti ishte antisportiv, dhe kështu do të vijë edhe një pezullim.

E sigurt është që Mesi nuk do të jetë në dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Kornejas në Kupën e Mbretit dhe atë ndaj Elçes në transfertën e kampionatit. Por, rrezikon edhe dy ndeshje të tjera në varësi të dënimit, sërish në kampionat me Atletik Bilbaon dhe ndaj Betis. /VipSport.al/