Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Më në fund Muriqi! E ndal shtylla por me autogol kalon Lacion në Kupë

Vedat Muriqi më në fund ka arritur të bëhet protagonist kryesor i një rezultati të rëndësishëm për Lacion duke e ndihmuar që të kalojë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Sulmuesi i Kosovës, ka qenë titullar dhe ka ndihmuar me një autogol në minutën e 90 skuadrën e tij që të merrte këtë sukses të rëndësishëm ndaj Parmës me shifrat 2-1.

Muriqi, ashtu si edhe Strakosha, ishin titullarë në duelin ndaj Parmës, ku trajneri Inzagi kishte aktivizuar shumë titullarë duke mos bërë rotacion të gjerë. Lacio dominoi dhe vetë Muriqi goditi shtyllën, ashtu si edhe Pereira pak çaste më vonë. Por Parolo më në fund theu malliimin dhe gjeti avantazhin kur regjistrohej minuta e 23-të.

Dominim që vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Por përgjumja në momentin e fundit, kur e mendoi sfidën të mbyllur, solli edhe golin e Mihaila për Parmën, duke komplikuar gjithçka. Për të shpëtuar Lacion mendoi Muriqi, i cili pa një gjuajtje të tij të godiste shtyllën, të përplasej me trupin e portierit Kolombi dhe të përfundonte në rrjetë. Ishte minuta e 90 dhe për Parmën nuk kishte më kohë të tentonte mrekullinë, duke i hapur rrugën Lacios për vijimësinë në turne, ku në çerekfinale e pret Atalanta. /vipsport.al/