

Mançester SIti nuk ndalet më. Skuadra e Pep Guardioles tashmë ka harruar problemet e fillimit të kampionatit dhe me një seri fitoresh radhazi, ka arritur që pak nga pak të gjejë ritmin e saj dhe të kthehet e vetme në kreun e renditjes, në një duel në distancë me Mançester Junajtid me të cilin po bën vazhdimisht rokadë në këto javë.
Ndeshja e sotme ndaj Uest Bromuiç i jepte mundësinë Sitit që të kapërcente përsëri rivalët historikë në renditje dhe “qytetarët” nuk gabuan asgjë në këtë duel duke hyrë në fushë në sulm që nga minuta e parë. Gyndogan, Kanselo, përsëri Gyndogan dhe Mahrez çuan rezultatin në 4-0 që në pjesën e parë ndërsa një gol i Sterling në minutën e 57 vulosi një fitore 5-0 që nuk la vend për diskutime dhe që ishte e 11-a radhazi për këtë skuadër në të gjitha turnetë ku merr pjesë.
Ndërkohë, Arsenali ka marrë një fitore shprese 3-1 në fushën e Sauthempton falë golave të Pepe, Saka dhe Lakazet. Kjo ishte një fitore që ngjiti “topçinjtë” në vendin e 8 në renditje, vetëm 5 pikë më pak se Uest Hem i cili aktualisht mban vendin e katërt në renditje. /vipsport.al/-
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment